Pinxhur pa zierje për dimër

Përbërësit: 2kg domate, 1kg speca të gjelbër, 1 lugë të mesme kripë.

Përgatitja: Fillimisht marrim 2kg domate, 1kg speca të gjelbër dhe i pastrojmë mirë, specat disa prej tyre janë edhe djegës për më shumë shije. Më pas specat i vendosim në një tepsi dhe i fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C. Pastaj marrim domatet dhe ua largojmë lëvoren ashtu siç e shikoni në video me anë të një thike.

Pasi specat të piqen ua largojmë lëvoren, më pas domatet i grijmë në rende në një enë kuzhine. Specat i presim në pjesë të imëta siç e shikoni në video, më pas specat i hedhim tek domatet të cilat i kemi grirë në rende më parë.

Më pas marrim kavanozin dhe e mbushim siç e shikoni në video, sipas dëshirës mund ti vendosni edhe në enë plastike që ti mbani në ngrirës (friz). Më pas tek pinxhuri shtojmë nga një lugë të mesme kripë, i mbyllim kavanozat me kapak dhe i tundim.

Në një enë kuzhine shtojmë ujë dhe e vendosim në zjarr, në të vendosim kavanozat deri sa të vloj uji. Pasi të vloj i mbajmë edhe për 7 minuta më pas i largojmë. Kavanozat i kthejmë përmbys, i mbulojmë dhe i mbajmë ashtu për 6 orë siç e shikoni në video. Ju bëftë mirë!