Pite e shpejtë vetëm me dy petë

Përbërësit: 900gr miell, 1 lugë të mesme kripë, 15gr maja buke (kfasac), 500ml ujë i ngrohtë, presh (purri), 50ml vaj, biber i kuq, 50ml ujë.

Përgatitja: Marrim një enë dhe shtojmë 900gr miell, shtojmë një lugë mesatare kripë, 15gr maja buke e përziejmë me lugë që të bashkohen me miellin më pas shtojmë 500ml ujë të ngrohtë dhe e përziejmë masën me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë. Pasi e kemi bërë brumin, e mbështjellim enën sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 1 orë.

Në një enë tjetër kuzhine (tenxhere) vendosim presh të cilët i kemi pastruar mirë dhe më pas i kemi grirë në rende (mund të përdorni edhe presh të ngrirë që e keni ruajtur në frizë) e vendosim enën në zjarr. Më pas shtojmë tek preshi 50ml vaj, një lugë mesatare kripë, pak biber të kuq, i përziejmë me lugë për pak më pas shtojmë 50ml ujë dhe i lëmë të fërgohen për 10 minuta më pas i largojmë nga zjarri.

Më pas marrim brumi të cilin e kemi lënë të qëndrojë për 1 orë, e vendosim në tavolinë të përmiellur dhe e ngjeshim pak me duar. E ndajmë brumin në tre kulaçe më të vogla dhe më të mëdha e hollojmë secilin me holluese ashtu siç e shikoni në video dhe kështu vazhdojmë me përgatitjen e petëve. Hollojmë një kulaçe të madhe, më pas hollojmë një kulaçe të vogël e lyejmë sipër me vaj dhe e lëmë të qëndroj për 10 minuta.

Pastaj hollojmë dhe një kulaçe të vogël dhe e lyejmë sipër me vaj duke e lënë të qëndrojmë ashtu për 10 minuta. Hollojmë edhe një kulaçe të madhe dhe e vendosim në tepsi të lyer, shtojmë pak nga masa e përgatitur me presh vendosim sipër njërën petë të cilën e kemi lyer me vaj. Nga ky brumë mund të përgatisim 3 pite por në video po i përgatisim vetëm 2. Pasi e kemi përgatitur piten e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 250 gradë C për 20 minuta. Ju bëftë mirë!