Pjeshka me kafe dhe çokollatë

Përbërësit: 4 vezë, 16 lugë sheqer, 4 filxhanë vaj ose (32 lugë vaj), 1 pako sheqer pluhur, 200gr miell, nutella, neskafe.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, sheqerin, vajin, sheqerin pluhur dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas marrim 200gr miell dhe e shtojmë ngadalë tek masa duke e përzier mirë me tel kuzhine dhe më pas e përziejmë me duar deri sa të formojmë një brumë tu butë.

Më pas marrim një tepsi, e lyejmë me vaj dhe nga brumi formojmë toptha të vegjël mesatar më pas i rendisim në tepsi. Pasi të jenë gati i fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C për 15 minuta. Pasi të piqen marrin një nga topthat, ia largojmë pak nga brumi me lugë (duke formuar një vrimë) dhe kështu marrim dhe një tjetër duke vepruar në të njëjtën mënyrë.

Më pas i lyejmë brenda me nutella, i fusim në neskafe dhe i bëjmë bashkë nga dy toptha duke i lyer më pas me brumi që ua kemi larguar paraprakisht ashtu si në video. Në të njëjtën mënyrë vazhdojmë edhe me topthat e tjerë. Sipas dëshirës sipër mund ti dekoroni me çokollatë të shkrirë. Ju bëfshin mirë!