Pogaçe arabe, recetë e shijshme me djathë

Disa madje i duan më shumë se kiflet!

Përbërësit: 3 filxhanë miell, 50ml vaj, 150ml qumësht të freskët, 3 lugë kos, 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira, 20gr tharmë të freskët, 1 lugë e vogël sheqer, 2 vezë, 1-2 lugë qumësht të freskët. Për shtojcë: 150gr djathë, 150gr kaçkavall.

Përgatitja: Ngrohni pak qumësht të freskët dhe në të thërrmojeni tharmin. Lëreni të bymehet dhe hidheni në gropën e miellit, bashkë me pluhurin e ëmbëlsirave. Shtoni përbërësit e tjerë pa 1 lugë të bardhë të vezëve dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i butë.

Lëreni brumin në enë të lyer me vaj, pastaj prisni që të bymehet derisa të dyfishohet. Nga brumi i bymyer zhvilloni petën në tavolinë pune në të cilën keni përhapur shtresë të hollë mielli (trashësi prej 6-7 mm). Nëse keni presë, pasi që me të është më lehtë, me të pritni pogaçet. Në mes të çdo rrethi qitni shtesën me djathin e thërrmuar dhe kaçkavallin e grirë në rende.

Varianti i dytë është që nga brumi të pritni një rreth në perimetër prej 6-7 cm. Vijën e jashtme lyeni me të bardhët e tundur të vezës dhe pastaj mbylleni në formë guace dhe shtypeni brumin që të ngjitet.

Pogaçet e gatshme radhisni në distancë nga njëra-tjetra, lyeni me pak gjalpë nga qumështi i lopës. Çdo pogaçe lyeni me qumësht të freskët me ndihmën e brushës. Piqni pogaçet në furrën e nxehur më parë në 200 gradë C derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë. Mund t’i hidhni shtesë sipas dëshirës suaj dhe t’i shtoni erëza sipas dëshirës. Shërbeni me kos apo me lëng. Ju bëfshin mirë!