Pogaçe me gjizë

Përbërësit: 40gr maja buke, 250ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë gjelle sheqer, 4 lugë gjalpë (margarinë), 1 vezë, 1 lugë gjelle kripë, 400gr miell.

Për mbushje: 1 vezë, 100gr gjizë, origano, susam.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 40gr maja buke, 250ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë të gjellës sheqer dhe i përziejmë për pak minuta këta përbërës me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 4 lugë gjalpë të shkrirë, 1 vezë, 1 lugë gjelle kripë dhe i përziejmë përsëri me tel kuzhine.

Pasi i kemi përzier të gjithë përbërësit me tel kuzhine tek masa shtojmë 400gr miell ngadalë, duke e përzier me tel kuzhine deri sa të formojmë një brumë të butë. Më pas enën me brumë e mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë ashtu për 1 orë, pasi të ketë pushuar ia largojmë qesen dhe e vendosim në tavolinë të përmiellur.

Pasi e kemi hedhur në tavolinë të përmiellur, e ngjeshim me duar deri sa të formojmë një kulaçe më pas e ndajmë në dy pjesë me anë të një thike. I ngjeshim dy pjesët e brumit duke formuar kulaçe më pas secilin e hollojmë me holluese, nga secili brumë qe e kemi holluar bëjmë nga një rreth brumi me anë të një figure kuzhine pak më të madhe se gota (ose nëse keni ndonjë gotë të kësaj madhësie).

Rrathët nga brumi që i kemi formuar me anë të figurës i vendosim në tepsi me letër kuzhine, më pas nga rrathët e tjerë formojmë rrathë në formë gjevreku dhe i vendosim sipër rrathëve në tepsi siç e shikoni në video. Më pas marrim një vezë dhe 100gr gjizë i përziejmë së bashku dhe i mbushim brenda pogaçet me këtë masë.

I lyejmë sipër me të verdhën e vezës, shtojmë nga pak origano dhe susam më pas i pjekim në temperaturë 200gr C për 30 minuta. Bëhen shumë të shijshme dhe shërbehen me çaj. Ju bëfshin mirë!