Pogaçe me miell misri për 30 minuta

Përbërësit: 1 pako maja buke (kfasac 10gram), 1 lugë e gjysmë të gjelles sheqer, 1 lugë e gjellës kripë, 1 gotë e gjysmë të ujit jogurt i vakët, 2 gota të ujit ujë i vakët, gjysmë gote të çajit vaj, 2 gota të ujit miell misri, 3 gota të ujit miell gruri.

Për lyerjen e kores sipër: 1 të verdhë të vezës, 1 lugë gjelle kos, 1 lugë të mesme vaj, djath i butë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 pako maja buke, një lugë e gjysmë të gjellës sheqer, një lugë gjelle kripë. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë e gjysmë të ujit jogurt të vakët, të cilin e shtojmë ngadalë duke e përzier me tel kuzhine siç e shikoni në video.

E përziejmë mirë masën me tel kuzhine, më pas tek masa shtojmë 2 gota të ujit ujë i vakët duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë gjysmë gote të çajit vaj, 2 gota të ujit miell misri dhe 3 gota të ujit miell gruri më pas e përziejmë mirë masën deri sa të mblidhet brumi.

Më pas marrim një enë kuzhine (tepsi) ku do ta vendosim pogaçen, e lyejm me vaj dhe me miell gruri. Brumin e pogaçes e ndajmë në dy pjesë, pasi nga ky brum na dalin dy pogaçe më pas i vendosim në tepsi dhe e shtrijmë brumi mirë me duar siç e shikoni në video. Më pas i mbulojm sipër dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta.

Më pas sipër i lyejmë pogaçet me 1 të verdhë veze të cilës ia shtojmë 1 lugë gjelle kos, 1 lugë të mesme vaj. Pogaçen e presim me thikë siç e shikoni në video, sipër i hedhim djathë të butë në rende dhe më pas e fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C deri sa të skuqet. Ju bëftë mirë!