Pogaçe me suxhuk

Përbërësit: 3 vezë, një lugë mesatare kripë, një gotë e gjysmë kos, një maje luge mestarë sodë bikarbonate, një lugë të plot pluhur për pjeke, 3 gota të ujit miell, suxhuk.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 3 vezë, një lugë mesatare kripë dhe i tundim me tel kuzhine. Më pas hedhim një gotë e gjysmë kos e tundim përsëri masën me tel kuzhine pastaj hedhim një maje luge mesatare sodë bikarbonati.

E përziejmë masën me tel kuzhine, shtojmë më pas një lugë të plotë pluhur për pjekje që do të na shërbej për rritjen e vëllimit. Në fund nga përbërësit shtojmë 3 gota miell, masën e përzieni me tel kuzhine, nuk keni nevojë brumin ta ngjishni me duar pasi bëhet një brumë i butë.

Pasi brumi të jetë gati, e hedhim menjëherë në tepsi të lyer me vaj me anë të një luge pasi që brumi është i butë nuk mundë ta hidhni me duar. Pasi e kemi hedhur në tepsi, e shtrijmë brumi me lugë por nëse nuk mundeni me lugë, i lyeni duart pak me vaj dhe shtrijeni brumin me duar.

Sipër pogaçes shtojmë suxhukun, më pas pogaçja është e gatshme për pjekje. E pjekim në temperaturë maksimale për 35 minuta për fillim, pastaj pas 10 minutave e ndalim temperaturën në 200 gradë C dhe e vazhdojmë pjekje për 20-25 minuta të tjerë.

Pasi pogaçja të piqet e largojmë nga furra, e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë me djathë, kos, apo me çka do që keni dëshirë. Për më shumë ndiqni instruksionet në video. Ju bëftë mirë!