gjumi

Pse na kap gjumi dhe ndjejmë lodhje pasi të hamë?

A ju zë gjumi pasi të hani ushqim? Keni menduar ndonjëherë përse ndodh kjo? Ky fenomen ndodh për një arsye.

Pse ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur pasi të hani ushqim:

Kjo në fakt nuk ndodh për shkak të përtacisë, sepse ka fakte biologjike të cilat e shpjegojnë qartë këtë fenomen.

Disa nga profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë thënë se qëndron mbi bazën e asaj se çfarë konsumon njeriu dhe efektet e mëvonshme të ushqimit. Disa ushqime dërgojnë në gjumë mjaft natyrshëm.

Ushqimet të cilat rezultojnë në rritjen e tendencës për t’u ndjerë të përgjumur pas ushqimit janë ato me përmbajtje të karbohidrateve dhe sheqernave. Qelizat në trupin tonë e marrin energjinë nga glukoza, ndërsa sasia e lartë e glukozës shkakton lodhje të qelizave dhe kështu vjen deri tek lodhja dhe gjumi. Për këtë arsye nuk duhet të konsumohen ushqime me sasi të lartë të glukozës.

E njëjta ndodh edhe me ushqimet të cilat kanë në përmbajtje sasi të lartë të karbohidrateve apo në raste edhe të yndyrave. Karbohidratet janë gjetur se e lehtësojnë shfrytëzimin e tripofanit në trurin tonë dhe duke e ditur që tripofani është aminoacid përgjegjës për energjinë e trupit, atëherë lë të kuptohet se mund të ndikojë.

Nëse ky fenomen përsëritet ju duhet të konsultoheni gjithsesi me mjekun tuaj për shkak qe kjo mund të ndodhë si pasojë e ndonjë anemie, diabetit, veshkave, ndonjë infeksioni apo edhe diçka tjetër. Ju mund kontribuoni kundër këtij fenomeni duke u ushqyer shëndetshëm. Kafeja dhe çaji mund të përdoren si ndihmës në luftimin e gjumit pas drekës. Ju mund të dilni të ecni pas drekës e kjo jo vetëm që e ndalon gjumin, por ka edhe një varg përfitimesh të tjera shëndetësore.