martuarit

Pse të martuarit në Japoni nuk flenë kurrë bashkë

Shtëpitë dhe apartamentet e vogla nuk janë arsyeja pse japonezët nuk flenë në një shtrat ose madje as në një dhomë. Ky nuk është as problem intimiteti as problem në marrëdhënie, por diçka që ata besojnë se është e mirë për ta.

Ne në Pergatit.com gjetëm pse çiftet e martuara në Japoni zgjedhin të flenë ndaras – dhe me të vërtetë duhet t’i dini arsyet e tyre.

Kanë orare të ndryshme të gjumit

Arsyeja e parë pse çiftet japoneze vendosin të shkojnë në shtrat ndaras është oraret e ndryshme të punës. Ata nuk duan që partneri i tyre të zgjohet nga gjumi vetëm pse je kthyer vonë nga puna ose të zgjohet herët vetëm pse ju duhet të dilni nga shtëpia shumë herët, pasi kjo nuk ndikon mirë në jetën e tyre. Kjo është një nga arsyet pse fjetja në një dhomë tjetër ka kuptim. Kjo u jep të dyve një gjumë më të mirë dhe të papenguar, transmeton Pergatit.com.

Foshnjat flenë me nënat e tyre

Nënat japoneze flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, kështu që baballarët duhet të vendosin nëse duan ta ndajnë shtratin e njëjtë ose të shkojnë në një dhomë tjetër. Edhe shkenca ka dëshmuar se fjetja bashkë ndihmon edhe fëmijët por edhe prindërit të marrin një gjumë më të pushueshëm. Kjo ndihmon fëmijën të mbajë një temperaturë dhe rrahje stabile të zemrës në të njëjtën kohë. Gjithashtu, kjo bën që fëmija të ketë një mirëqenie më të mirë, duke u bërë i pavarur më shpejt dhe të jetë më i mirë në shkollë.

Për ta, të flesh ndaras do të thotë paqe

Përderisa shumë çifte të cilat fillojnë të flenë vetëm mendojnë se divorci është në derën e tyre, japonezët e shohin këtë ndryshe. Ata e vlerësojnë gjumin e tyre shumë dhe nuk duan të pengohen gjatë gjumit. Kjo do të thotë se atyre nuk iu pëlqen të dëgjojnë gjatë gjumit gërhitje, lëvizje, goditje etj.