pulë me qumësht

Pulë me qumësht, sekreti për ta bërë të butë dhe të shijshme

Ndoshta nuk e keni përgatitur më parë, por kjo pulë me qumësht bëhet shumë e shijshme dhe tepër e butë. Provojeni dhe do habiteni me shijen!

Përbërësit:

  • 400gr gjoks pule
  • 250ml qumësht
  • 1 lugë kripë
  • 1/2 lugë kerri
  • piper për shije

Përgatitja:

Së pari lani gjoksin e pulës dhe përzieni me kripë, kerri dhe piper. Më pas gjoksin e pulës e skuqim në një tigan me gjalpë ose me vaj. Pasi gjoksi i pulës të jetë skuqur, derdhni në të qumështin dhe gatuajeni për rreth 15 minuta.

Kjo pulë me qumësht të knaq krejt, mishi bëhet shumë i shijshëm dhe i shkriftë. Për më shumë shikojeni videon e përgatitjes më poshtë.

Ju bëftë mirë!

Kjo është kerri apo curry:

Video e përgatitjes: