Receta e dukagjinit për ajvarin më të mirë

Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve.

Në grupin maniak të kuzhines njëra prej zonjave të grupit Visare Krasniqi e ka treguar mënyrën dukagjinase se si mund të përgatitni ajvar shumë të shijshëm.

Më poshtë e keni recetën sipas saj:

Specat i pastroni mirë nga farat dhe pastaj i pastroni prapë. Përmbi ua hidhni një kovë të madhe me ujë të vluar për t’i zbutur. Specat i lini pastaj të kullohen për një orë. Pas kësaj, i bluani imët.

Mbi shporet e lini tepsinë që të nxehet dhe posa të nxehet pak, e hidhni ajvarin e bluar në tepsi. E zieni ajvarin në tepsi për 2 orë, gjatë 30 minutave të fundit të zierjes, mbi ajvar i hidhni këta përbërës:

3 filxhanë vaj, 2 lugë të gjellës kripë (jo shumë të mbushura), 3 lugë të gjellës sheqer, në fund edhe pak vaj.

Ajvari zihet derisa të ç’kapet nga tepsia dhe derisa yndyra të del pak anash. Sipas saj, nga kjo tepsi duhet të nxirrni 1 kilogramë e pak ajvar. Ju bëftë mirë!