Receta e ëmbëlsirës së famshme cinnamon rolls

Përbërësit për role me kanellë (cimet,cinnamon): 300ml ujë, 50gr margarinë i shkrirë, 600gr miell, 50gr sheqer, pak kripë, 10gr tharm buke. Për fillin: 50gr margarinë i shkrirë, 100gr sheqer i kaftë (bën edhe sheqer normal), 10gr kanellë (cimet). Për glazurën: 250gr sheqer pluhur, 12gr djathë krem i butë (abc),  2 lugë gjelle margarinë i shkrirë, 4 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje.

Përgatitja: Nga përbërësit e cekur më lart përgatisim brumin dhe e lëmë me një anë që të bymehet, në momentin që e shihni që brumi është gati hidheni në tavolinë të përmiellur dhe hollojeni petën në formë katrore. Më pas petën e holluar lyeni me fill, me margarinën e shkrirë dhe më pas ia hedhim përzierjen me sheqer dhe kanellë (cimet).

E mbështjellim petën në formë roleje dhe e presim në copa prej 2cm me thikë ose me pej kuzhine pasi pritet më lehtë dhe nuk i humbë forma. Më pas rolet i rendisim në tepsi të lyer me margarine (gjalpë), dhe i lëmë ashtu në një vend të ngrohtë derisa të fryhen apo bymehen dhe pastaj i pjekim në temperaturë 180 gardë C.

Pasi të piqen i largojmë nga furra, më pas përgatisim glazurën duke përzier 250gr sheqer pluhur, 12gr djathë krem i butë (abc),  2 lugë gjelle margarinë i shkrirë, 4 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje, derisa të shkrihet sheqeri dhe ua hedhim roleve sipër sa janë të nxehta, bëhen shumë të buta dhe shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!