Receta e vjetër për kulaç fshati, ka vetëm tre përbërës

Receta për kulaç të vërtetë fshati.

Përbërësit: 400gr miell misri të bluar trash, 220ml ujë të vakët (në të cilin duhet t’i tretni ½ e qeses së pluhurit për ëmbëlsira), 1 lugë e vogël e plotë kripë, yndyrë (më mirë vaj bimësh) për lyerje.

Përgatitja: Kulaçi i vërtetë gatuhet me vetëm tre përbërës, miell misri i bluar trash, kripë dhe ujë pa shtesa djathi, mishi etj. Në miell hidhni ujë të vakët me pluhurin e përzier të ëmbëlsirave (pecivën) dhe shtoni një lugë të vogël kripë.

Përbërja duhet të jetë paksa më e dendur se brumi i palapetave, gjithë këtë masë përzieni me garuzhdë dhe hidheni në tepsi të lyer me yndyrë (për lyerje të tepsisë mund ta përdorni edhe vajin e bimëve) dhe më pas futeni në furrë të ngrohur më parë, në 230 gradë Celsius për rreth 150-20 minuta përkatësisht derisa në sipërfaqe të krijohet korja ngjyrë gështenje.

Kur të piqet spërkateni sipër me ujë, mbulojeni me leckë kuzhine dhe lëreni të ftohet. Më pas kur të ftohet, priteni në katrorë apo në trekëndësha dhe servireni në vend të bukës, me sarma, lakra me mish, speca të mbushur apo përshesheni në jogurt apo në kos. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet në pak minuta, duhet ta provoni.

Ju bëftë mirë!