Receta magjike me tre përbërës për shikim dhe mëlçi

Shumë pak gjëra janë më të mira për shëndetin – dhe kuletën tuaj – sesa lëngu i perimeve i bërë në shtëpi. Pastaj, shtrydhja e lëngjeve në shtëpi është e lehtë dhe përgatitja e recetave të shëndetshme nuk është se merr shumë kohë.

Për sa kohë që konsumoni rregullisht pije të shtrydhura vetë, trupi juaj do të përfitojë shumë të mira. Por, disa njerëz edhe pse ju tregon se sa të shëndetshme janë këto pije, përsëri ju duket e vështirë shtrydhja e tyre dhe nuk është se ju pëlqen kur një lëng merr shije të ithët – pasi janë mësuar me pije të mbushura me sheqer.

Për fat të mirë, ka shumë receta për shtrydhjen e lëngjeve të shëndetshme që ndoshta kur t’i mësoni vetitë e tyre, nuk do t’ju bëjë shumë për shijen e ëmbël të saj apo jo. Sot po ju tregojmë një recetë të lehtë të një lëngu, i cili është shumë i popullarizuar në Venezuelë, i quajtur “jugo tres en uno” (lëngu 3 në 1) – një pije e shijshme dhe anti-inflamatore për shëndetin tuaj.

Koha e përgatitjes: 5 minuta. Përbërësit: katër portokaj (çfarëdo madhësie), një panxhar, dy karota. Opsionale: një lugë gjelle mjaltë apo çfarëdo ëmbëlsuesi natyral që e zgjidhni sipas dëshirës tuaj.

Udhëzimet: Lani, qëroni dhe përgatitni portokajtë, panxharin dhe karotat. Futni portokajtë, panxharin dhe karotat në blender dhe shtrydhni. Nëse dëshironi, shtoni ëmbëlsues natyral. Shërbejeni menjëherë.

Shënim: Mund të shtoni numrin e portokajve, panxharit dhe karotave në recetë sa të dëshironi. Për shembull, mund të reduktoni nivelin e sheqerit në pije duke përdorur më pak portokaj ose duke i zëvendësuar me ndonjë perime që ka shumë vitaminë C por pak sheqer. Për të minimizuar ndikimin në sheqerin në gjak, pijeni lëngun para çdo ushqimi, pasi kjo do të ngadalësojë procesin e lëshimit të glukozës në sistemin e qarkullimit të gjakut.