Receta më e mirë e trangujve turshi

Përbërësit: Tranguj 2kg e gjysmë, 1 litër e gjysmë ujë të vluar, gjysmë litër uthull, kopër, biber të zi në kokrra, hudhër, gjethe dafine, 50gr kripë deti, 100gr sheqer.

Përgatitja: Fillimisht e përgatisim lëngun për turshi, marrim 1 litër e gjysmë ujë të ngrohtë dhe në të shtojmë gjysmë litër uthull të bardhë, 50gr kripë deti, 100gr sheqer më pas e përziejmë me një lugë druri deri sa të shkrihet kripa dhe sheqeri.

Pastaj marrim trangujt të cilët i kemi pastruar paraprakisht, trangujve ua largojmë pjesën e bishtit më pas marrim një hudhër dhe e qërojmë. Marrim kavanozat që do ti mbushim me tranguj dhe në to shtojmë fillimisht nga dy gjethe dafine, disa kokrra biber të zi, disa gjethe kopër.

Më pas në kavanoz i shtojmë trangujt duke i palosur mirë me dorë, sipër trangujve hedhim disa thelpinj hudhre, kopër, gjethe dafine, disa kokrra biber të zi dhe përsëri vendosim tranguj sipër të cilët i palosim mirë duke i shtypur pak me duar.

Pasi që ti vendosni të gjithë trangujt në kavanoz, shtojmë edhe pak gjethe kopër sipër dhe më pas ua shtojmë lëngun deri sa të mbushet kavanoza. Më pas në mënyrë të ngjashme e mbushim edhe një kavanoz me tranguj të prerë në rrathë apo si të dëshironi.

Kavanozat i lini të qëndrojnë në një vend të errët në temperaturë dhome për 2 javë, pasi të jenë gati i vendosni në frigorifer që të qëndrojnë më gjatë. Ju bëfshin mirë!