arrabiata

Receta origjinale e pastave Arrabiata

Kjo është receta origjinale e sosit të famshëm arrabiata që të gjithë e duam, ashtu siç e përgatisin në Lazio të Italisë, nga ku edhe e ka prejardhjen.

Për ta bërë sosin arrabiata, ju duhen këta përbërës:

  • Gjalpë ose vaj ulliri
  • Spec të kuq djegës, të grirë imët
  • Dy thelpinj hudhër, të grirë imët
  • Sos domatesh
  • Gjethe borzilëku
  • 2 lugë gjelle majdanoz të grirë imët
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja:

Mbusheni një tenxhere të madhe me ujë, hidhni pak kripë dhe lëreni të vlojë.

Në një tigan të madh, shtoni vajin e ullirit ose gjalpin dhe lëreni në temperaturë mesatare derisa të jetë gati. Shtoni hudhrën dhe specin e kuq dhe lërini të fërgohen për 5 minuta.

Më pas, shtoni sosin e domateve, përzieni mirë, uleni temperaturën në të ulët mesatare dhe lëreni të gatuhet për 20 minuta ose derisa sosi të trashet.

Kur sosit t’i kenë mbetur edhe 10 minuta për t’u bërë gati, gatuani pastat në ujë të vluar sipas udhëzimeve në paketim dhe kullojini mirë kur të jenë gati.

Arrabiata

Në sos shtoni majdanozin, bërzilokun, kripën dhe piperin. Më pas shtoni pastat e gatuara dhe të kulluara në sos dhe përzieni së bashku për 1 minutë.

Kur t’i shërbeni, për shije më të mirë mund t’i hidhni djathë permazan sipër. Ju bëftë mirë! /Pergatit