Receta për ajvar shtëpie

Ky artikull ushqimor i shkëlqyeshëm bëhet sipas kësaj recete dhe bëhet shumë i shijshem.

Përbërësit: 30kg speca të kuq lëvoretrashë, 1.5 L vaj, 200gr kripë, 50ml uthull, spec djegës sipas shijes.

Përgatitja: Fillimisht piqni specat në pllakë të nxehtë dhe vendosni në tenxhere të mbuluar me leckë kuzhine që të ftohen pak. Më pas qëroni specat, largojani kërcejtë, farat dhe vendosni në thesë plastike (që përdoret për patate) që të kullohen gjatë natës.

Të nesërmen bluajini në makinë për bluarje mishi apo në ndonjë aparat tjetër elektrik. Vëreni tenxheren në shporet që të nxehen shumë pak, hidhni specat e bluar, shtoni vajin, kripën dhe përzieni. Fërgoni specat e bluar përafërsisht 2 deri në 2,5 orë, varësisht nga intensiteti i zjarrit dhe vazhdimisht përzini.

Nga fundi i fërgimit, kur ajvari të jetë pothuajse gati, shtoni uthullën dhe përzieni  afërsisht edhe për 10 minuta. Ajvari është i gatshëm kur e kaloni garuzhdën nëpër fundin e tenxheres dhe nuk lë gjurmë gjatë kalimit, sepse ajvari është bërë mjaftueshëm i dendur.

Lëreni ajvarin që pak të ftohet (rreth një ose dy orë) dhe hidheni në kavanozë të tharë dhe të pastërt. Lërini kavanozat të qëndrojnë të pambyllur për 5-6 orë dhe pastaj mbyllni me kapakë apo me qese plastmasi.

Nëse preferoni ajvar djegës, që nga fillimi shtoni speca djegës. Nëse dëshironi sasi të përzier, ndajeni gjithë masën e specave të bluar përgjysmë dhe shtoni spec djegës të bluar në njërën pjesë para se ta fërgoni. Specat djegës shtohen sipas shijes.

Mund ta fërgoni me vezë dhe ta shërbeni me çaj në mëngjes është shumë i shijshem. Ju bëftë mirë!