Receta: Si të bëni djathë feta në shtëpi

Djathi feta konsiderohet ndër djathërat më të lashtë në botë, tani edhe ju mund ta bëni vetë në shtëpi. Djathi origjinal feta bëhet nga qumështi i dhisë, por edhe nga qumështi i lopës nuk është i keq.

Përbërësit: 2l qumësht , 1 lugë kos , 2 lugë ujë djathi, gjysmë luge e vogël kripë. Për hirrë: 5 lug kripë në gjysmë litre hirrë.

Përgatitja: Nxehni qumështin në 30 gradë Celsius, kohë pas kohe përzieni që të ngrohet në mënyrë të barabartë. Hiqeni nga zjarri, shtoni kosin e zbutur me një lugë qumësht, përzieni mire dhe mbulojeni me kapak më pas lëreni për një orë të qëndrojë në temperaturë dhome. Shtoni hirrën, përzieni dhe lëreni në temperaturë të dhomës gjatë natës.

Në mëngjes kullojeni djathin dhe priteni në katrorë, lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe pastaj kullojeni nëpërmjet garzës (pëlhurë e rrallë e hollë) dhe lëreni të kullojë për 2 deri 4 orë.

Hirrën ruajeni, pastaj zhvendoseni në vend të ftohtë dhe të nesërmen hidheni djathin në një enë dhe përzieni me gjysmë luge të vogël kripë. Në fund të kullueses së cekët vendosni një gazë të pastër, hidhni djathin dhe mbulojeni me garzë më pas shtypeni me ndonjë mjet të rëndë.

Lëreni gjatë natës në vend të ftohtë. Të nesërmen kulloni katrorët e djathit, qitni hirrën me kripë dhe futeni në frigorifer. Djathi i përgatitur në këtë mënyrë duhet të bëhet i ngrënshëm brenda 5 ditëve. Ju bëftë mirë!