Receta si të përgatitni kek të butë me pak përbërës

Përbërësit

3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, gjysmë gote të ujit qumësht, gjysmë gote të ujit kos, 1 gotë të ujit vaj, 2 gota e gjysmë të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje, 1 lëvore limoni, 1 gotë të ujit rrush të thatë, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja

Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer dhe i përziejmë me mikser për 5-8 minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë gjysmë gote të ujit qumësht, gjysmë gote të ujit kos, një gotë të ujit vaj, 2 gota e gjysmë të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën përsëri mirë me mikser për pak minuta.

Pasi e kemi përzier masën mirë me mikser, shtojmë rrushin e tharë, një lëvore limoni të grirë në rende dhe e përziejmë përsëri pak masën me lugë. Tepsinë për kek e lyejmë me gjalpë dhe miell, më pas e vendosim masën në tepsi.

E nxehim furrën paraprakisht në temperaturë 200 gradë C dhe më pas e pjekim kekun për 30 minuta (në 150 gradë C për 35 minuta). Pasi të piqet keku e largojmë nga furra, më pas e largojmë edhe nga tepsia, e rrotullojmë në anën tjetër dhe sipër e dekorojmë me sheqer pluhur.

Bëhet një kek shumë i shijshëm dhe i butë, mund ta shërbeni me kafe sidomos kur keni mysafirë special. Ju bëftë mirë!