Receta si të përgatitni tortë Kinder Bueno

Adhuruesit e çokollatës dhe lajthisë do ta humbasin toruan për këtë ëmbëlsirë të vogël të përbërë me krem karamel dhe biskota, e që në fund mund ta dekoroni me Kinder Buenos.

Përbërësit: 1 litër qumësht të ëmbël të kondensuar, gjysmë gote qumësht, 3 të verdha të vezëve
3 gota krem Hopla (100gr), 100gr çokollatë për gatim, 1/2 filxhan krem lajthie (karamele), 150gr biskota, 1/2 filxhan qumësht me 3.5% yndyrë, çokollatë e zezë dhe çokollatë e qumështit Kinder Bueno për zbukurim.

Përgatitja: Fillimisht në një tigan shtoni qumështin e kondensuar dhe gjysmë gote qumësht, pastaj shtoni tre të verdhat e vezëve dhe përzijeni masën me një tel kuzhine deri sa të fitoni një masë të duhur më pas vendoseni mënjanë për tu ftohur.

Më pas në një enë tjetër shtoni ½ gota të kremit të lajthisë, 3 gota krem hopla (100gr) dhe 100gr çokollatë gatimi të shkrirë. Pastaj i përzieni mirë me mikser deri sa të fitohet një masë homogjene. Pasi ta përzieni mirë i shtoni edhe ½ e filxhanit qumësht e përzieni edhe për pak më pas e vendosni mënjanë.

Me një enë tjetër vendosni qumësht dhe në një enë katrore për pjekje i vendosni biskotat të cilat më parë i keni kaluar në qumësht, secilin rend të keksave e lyeni me kremi e përgatitur dhe kështu vazhdoni deri në përfundim të kremit duke e lyer ëmbëlsirën edhe sipër me këtë krem.

Në fund mund ta dekoroni me Kinder Buenos, çokollatë të zezë dhe të bardhë. Pasi të jetë gati e lini të ftohet për 2 ore më pas e shërbeni. Ju bëftë mirë!