Receta si të përgatitni tullumba turk

Përbërësit për brumin: 1 gotë ujë, 1 gotë qumësht, 1 filxhanë vaj, 2 gota miell, 3-4 vezë, 1 pluhur për pjekje (pecivë). Sherbeti: 1kg sheqer, 650ml ujë (sherbeti zihet 10 minuta, pastaj e lini në frigorifer për tu ftohur mirë). Përgatitja: Miellin gradualisht e hedhim në ujin e vluar me qumësht dhe pluhur për pjekje duke i përzierë vazhdimisht. Këtë brum e kthejmë në zjarrë të ngadalshëm që të fërgohet për 2-3 minuta gjerë sa të ndahet nga ena dhe luga.

Pasi që e fërgojmë, brumin e lëmë të ftohet pastaj i shtojmë vezët një nga një duke i përzierë me dorë gjerë sa të fitojmë një brum homogjen. Me brumin e përgatitur e mbushim kallëpin për tullumba dhe duke i prerë me thikë i hedhim në vaj të nxehur (1 litër vaj). Tullumbat e skuqur nga të gjitha anët i nxjerim nga vaji dhe i fusim në sherbet të ftohur mirë dhe sipër i spërkasim me fistek të bluar. Ju bëfshin mirë!