Revani e shijshme me arra dhe mak

Përbërësit: 5 vezë, 1 filxhan sheqer, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, 1 gotë miell, 1 gotë grizë, 1 sheqer vanilje, 1 filxhan mak, 1 filxhan arra. Për sherbetin: 2 gota sheqer, 3 gota ujë ( vlojnë rreth 30 minuta). Për kremin: 1L qumësht, 2 lugë miell, 3 lugë niseshte, 1 e verdhë e vezës, 1 sheqer vanilje, 1 filxhan sheqer, 50gr margarinë.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 5 vezë, një filxhan sheqer i përziejmë mirë këta dy përbërës më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë ngadalë duke i përzier të gjthë së bashku. Pasi masa të jetë gati e fusim në furrë dhe e pjekim në 180 gradë C për 20 minuta.

Më pas përgatisim sherbetin dhe pasi të jetë gati ia hedhim revanis duke e lënë të qëndroj ashtu për 10 minuta deri sa ta pijë gjithë sherbetin. Në ndërkohë përgatisim kremi me përbërësit që i kemi cekur më lartë, i hedhim të gjithë në një enë dhe i lëmë të vlojnë deri sa të bëhet një lloj pudingu.

Kur kremi të jetë gati ia hedhim revanis sipër dhe e zbukurojmë sipasë dëshirës, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Suzana. Ju bëftë mirë!