Rolad me banane dhe mollë

Përbërësit:

500gr biskota të bluara, 250gr margarinë, 2 molla të grira në rende, 4 banane, 150gr sheqer pluhur, krem pana (shllag).

Përgatitja:

Fillimisht në një enë qesim biskotat e bluara dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë, në këtë enë shtojmë margarinën e shkrirë dhe dy mollët e grira në rende dhe dy banane gjithashtu të grira në rende. Më pas të gjithë masën e përziejmë mirë me lugë, në një kallep të ngusht të mbuluar me folie plastmasi qesim gjysmën e masës me biskotat, e shtrijmë mirë dhe i qesim dy bananet e mbetura për së gjati.

Pastaj bananet i mbulojmë me masën e mbetur të biskotave dhe e mbështjellim në formë roleje me ndihmën e plastmasit. Pasi e lëmë për 1-2 orë në frigorifer e largojmë nga folia dhe e mbulojmë me krem pana dhe copëza çokollate sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!