Role me perime

Përbërësit: 2 lugë vaj vegjetarian,1 lugë gjelle xhenxhefil i freskët, i copëtuar, 2 thelbinj hudhre të grimcuar, 2 qepë, 2 shkopinj selino të copëtuar, 2 kunguj të njomë të copëtuar,
2 speca jeshilë 300g të copëtuar imët, 2 ½ enë lakër të bardhë 250gr, 2 kube Maggi perime Stok, ½ lugë çaji piper të bardhë, ½ lugë çaj vaj susami (opsionale),18 fletë roll paste,
2 gota vaj.

Udhëzimet:

Ngrohim vajin vegjetarian në një tigan të madh, shtojmë xhenxhefilin dhe hudhrën derisa të marrë aromë, pastaj shtojmë qepën dhe përziejmë në ngrohje mesatare për rreth 2 minuta.

Shtojmë selinon, karrotën, kungujtë, piperin, dhe lakrën. Përziejmë për disa minuta derisa perimet zbuten dhe pastaj shtojmë kubet Maggi, piperin e bardhë dhe vajin e susamit. Përziejmë mirë.

E heqim nga zjarri dhe vendosim përzierjen në një pjatë, derisa të ftohet në temperaturë dhome. Presim secilën fetë nga qendra duke formuar 2 trekëndësh.

Shtojmë 2 lugë çaji nga përzierja e perimeve në secilën fetë, i lyejmë skajet me vezë dhe e rrokullisim ngadalë, me kujdes duke i dhënë formë roleje.

E përsërisim të njejtën gjë me fetat e mbetura. Para se ti servojmë, i vendosim rolet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë ari. I lëmë të ftohen dhe i servojmë.

Ju bëftë mirë!