Rolladë e lehtë me molla

Përbërësit: 6 molla, 1 gotë të ujit sheqer, 1 lugë të mesme cimet (kanellë), 3 vezë, plus 1 gotë të ujit sheqer, 1 gotë të çajit qumësht, 1 gotë e gjysmë të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje, 1 pako sheqer vanilje, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të treten vezët dhe sheqeri. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë të çajit qumësht, 1 lugë të mesme cimet (kanellë) dhe më pas e përziejmë masën përsëri me tel kuzhine.

Pastaj tek masa shtojmë 1 gotë e gjysmë të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje, 1 pako sheqer vanilje dhe e përziejmë masën përsëri me tel kuzhine ose me mikser deri sa të bëhet një masë homogjene dhe të tretet mirë mielli me përbërsit e tjerë. Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Më pas masën e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 250 gradë C për 30 minuta, por e shikojmë vazhdimisht se a po piqet mjaftueshëm që mos të na digjet brumi. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet për pak, më pas e largojmë edhe nga tepsija dhe e vendosim në një leckë kuzhine të cilën e lagim pak me ujë sipër që brumi për rolladën të mbetet i butë.

Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 6 molla të cilat i kemi pastruar paraprakisht, i kemi qëruar dhe i kemi grirë në rende. Më pas tek mollat shtojmë 1 gotë të ujit sheqer dhe i ziejmë në temperaturë mesatare për 15 minuta deri sa të fitojmë një reçel nga mollët. Më pas petën e rolladës e lyejmë sipër me reçelin e mollave, pastaj e mbështjellim petën në formë roleje.

Pasi e kemi mbështjellur petën në formë roleje e lëmë ashtu për disa minuta dhe më pas e dekorojmë sipër me sheqer pluhur apo me çfarë do që keni dëshirë sipas shijes tuaj. Mund ta shërbeni me kafe dhe me disa copëza çokollate bëhet shumë e shijshme. Receta u morr nga maniakë të kuzhinës. Ju bëftë mirë!