Rolladë fantastike me biskota, fëstëk dhe arra

Rolladë shumë e shijshme dhe me pak përbërës, speciale kur keni mysafirë të papritur sepse përgatitet në çast. Duhet ta provoni!

Përbërësit për rolladë janë:

  • 400gr biskota petit beure
  • 200ml hopla e ëmbël
  • 100ml qumësht
  • 100gr çokollatë e bardhë
  • 100gr fëstëk
  • 100gr arra
  • 100gr lajthia
  • 3 lugë të gjelles kakao
  • 30gr margarinë ose butter

Përgatitja:

Fillimisht i bluajm biskotat ose i ndajmë në copa të vogla dhe më pas i hedhim në një enë të thellë. Gjithaashtu tek biskotat shtojmë dhe fëstëkët, arrat, lajthiat të cilat i kemi bluar ose grimcuar paraprakisht.

Në një enë tjetër kuzhine shtojmë qumështin, çokollatën, 3 lugë të gjellës kakao, margarinën dhe i lëmë që të vlojnë në temperaturë mesatare. Pastaj këtë masë ua hedhim sipër biskotave të cilat i kemi vendosur në një enë së bashku me fëstëkun, arrat dhe lajthiat.

I përziejmë mirë biskotat me këtë masë dhe më pas i vendosim në letër plasmasi duke i dhënë formen e rrumbullakët ose formën e roles. Pasi rollada të jetë gati, e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë për një natë ose në ngrirje të thellë për 3-4 orë.

Pasi të ketë qëndruar në ftohje e presim në copëza të vogla siç e shikoni në foto. E dekorojmë sipër me çokollatë të zezë të shkrirë, me çokollatë të bardhë të shkrirë dhe më pas me fëstëk dhe arra. Një rolladë shumë e lehtë në përgatitje dhe e shijshme. Receta u përgatit nga zonja Arbenita.

Ju bëftë mirë!