Rolladë me çokollatë

Përbëresit për pandispanjen:

8 vezë, 8 lugë sheqer, 5 lugë vaj, 2 lugë kakao, 8 lugë miell, lëvore limoni.

Përbërësit për fillin:

1 margarinë e zbutur, 250gr sheqer pluhur, 4 vezë, 200gr çokollatë.

Udhëzimet:

Tunden vezët me sheqer gjersa të fryhen. Shtohen përbërësit e tjerë dhe përzihen mirë me lugë. Në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër ose të lyer me yndyrë e të përmillur, derdhet masa e tundur. Piqet në furrë në temperaturë 200 gradë C. Korja e pjekur vihet në pecetë të pastër të lagur dhe mbështillet në role, ndërkohë përgatitet filli.

Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht dhe çokollata e shkrirë. Veçantë tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe i shtohen fillit duke i përzier me lugë, gjersa të bëhet një masë e njejtë. Korja e mbështjellur shpaloset, lyhet me fill dhe prapë mbështillet në role. Rolada lyhet mbi dhe anash me fillin e mbetur dhe mund të zbukurohet me krem të rrahur ose çokollatë në rende.

Ju bëftë mirë!