Rolladë Raffaello

Përbërësit për petën: 6 vezë, 6 lugë sheqer, 6 lugë miell, një lugë çaji pluhur për pjekurina (pecivë).

Përbërësit për fillin: Një pako puding vanilje, 500ml qumësht, 4 lugë sheqer, 125gr margarinë, 7 lugë kokos.

Përgatitja: Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer. Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë, e përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.

E pjekim në temperaturë 180 gradë C rreth 15 minuta. Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lëmë anash që të ftohet.

Në ndërkohë përgatisim fillin, ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër. Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin e përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolladën. Në fund sipas dëshirës mund ta dekoroni me vishnje ose banane. Ju bëftë mirë!