Sallatë ruse

Përbërësit: 5 lugë majonezë, 100gr djathë i butë (që përdore për lyerje), biber të zi, kripë, 50gr kastravecë turshi, 1 karotë e zier (nëse është nevoja mund të shtoni edhe dy), 50gr bizele të ziera, 1 patate e zier, 1 vezë e zier.

Përgatitja: Para se të fillojmë përgatitjen e sallatës së pari marrim perimet që na nevojiten, i pastrojmë mirë patate, karotën më pas i qërojmë dhe i ziejmë për disa minuta por jo që ti lëmë të zihen shumë por mesatarisht se pastaj mund të bëhen pure. I ziejmë gjithashtu në të njëjtën kohë edhe bizelet dhe vezën, gjithmonë nëse dëshironi që të përgatitni më shumë sallatë i dyfishoni përbërësit ose trefishoni varet për sa persona e përgatitni.

Pasi e kemi zier pataten, karotën, bizelet dhe vezën i lëmë me një anë që të ftohen për pak më pas marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 5 lugë majonezë, 100gr djathë të butë (që e përdorim për lyerjen e bukës apo çfarë do që dëshironi), shtojmë më pas tek majoneza dhe djathë, biber të zi dhe kripë. E përziejmë mirë këtë masë deri sa të trete pak kripa dhe biberi.

Më pas tek kjo masë shtojmë 50gr kastravecë turshi të prerë në kube jo shumë të grimcuar, shtojmë 1 karotë të zier të prerë në kube gjithashtu, më pas shtojmë bizelet e ziera dhe e përziejmë masën pak me lugë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.

Pastaj krejt në fund tek masa shtojmë 1 patate të zier të prerë në kube, një vezë gjithashtu të cilën e copëtojmë me thikë por jo shumë imët dhe e përziejmë masën përsëri mirë me lugë deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit. Pasi sallata të jetë gati, e vendosim në enën ku do ta shërbejmë dhe sipër mund ta dekorojmë me disa fleta majdanozi sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!