Shega, fruti magjik që përmendet në Kuran

A e dini se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin?

Nëse doni të dini se çfarë duhet të konsumoni gjatë kësaj periudhe, atëherë ne po ju themi se shega duhet me patjetër të bëjë pjesë në shportën e ushqimeve tuaja, pasi shega është  frut shërues i pasur me antioksidantë. Gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetës së amshueshme dhe jashtëzakonisht të popullarizuara janë lëngu, farat dhe vaji i saj.

Shega përmendet në tri vende në Kur’an: “është Ai që lëshon ujë nga qielli nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege…” (En’âm, 99). Ajete të tjera në lidhje me shegën janë : En’âm, 141; Rahmân, 68.

Hz. Aliu (r.a) thotë: “Hajeni shegën bashkë me cipën e hollë brenda saj sepse pastron stomakun.”[24]

Lëvorja e shegës, lulet e saj dhe lëngu i shegës përdoren kundër diarresë.[25] Lëngu i shegës është parë se ndikon pozitivisht në forcimin e zemrës dhe është shumë i dobishëm për njerëzit e dobët.

Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën dhe për shumë sëmundje të tjera, pasi që është konstatuar se kuronë zemrën, enët e gjakut, parandalon kancerin e gjirit dhe atë të zorrës së trashë.

Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për tu prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjstësis pasi që ky frut ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Studimet tregojnë se ka tri herë më tepër fuqi antioksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe. Ndërsa disa shkenctarë izraelitë kanë zbulura se burrat që pinë një gotë me lëngë shege në ditë, jo vetëm që mbrohen nga kanceri i prostatës po edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. /pergatit.com