Sheqerpare që shkrihet në gojë

Përbërësit: 1 vezë, 50ml vaj, 1 pako sheqer vanilje, 200gr gjalpë (margarinë), 350-400gr miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), kakao.

Për sherbetin: 800gr sheqer, 500ml ujë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezën e rrahim pak me tel kuzhine më pas shtojmë 50ml vaj e rrahim masën përsëri me tel kuzhine pastaj shtojmë një pako sheqer vanile dhe 200gr gjalpë (margarinë).

Më pas margarinën e coptojmë me duar duke e pëzier me të gjthë masën, pastaj i shtojmë 350 deri 400gr miell dhe një pako pluhur për pjekje (pecivë). Më pasë e ngjeshim masën me duar deri sa të formojmë një brum të butë.

Pasi brumi të jetë gati formojmë toptha të vegjël dhe i dekorojmë sipër ashtu si në video, duke jua bërë nga një vrimë me gisht topthave në mes dhe anash nga një vijë me ndihmën e një kapaku të shishes.

Nga pak brum që na ka mbetur i shtojmë kakao dhe me të bëjmë disa gogla shumë të vogla, më pas ia vendosim sipër topthave që ua kemi bërë nga një virimë më parë me gisht.

Pasi i kemi hedhur në tepsi të lyer të gjitha topthat, i fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 15 minuta. Derisa sheqerparet të piqen, ziejmë sherbetin me 800gr sheqer dhe 500ml ujë për 8 minuta. Pasi të piqen sheqerparet i largojmë nga furra dhe ashtu të nxehta ia hedhim edhe sherbetin e nxehtë. Para se ti servojmë i lëmë të ftohen për një orë. Ju bëfshin mirë!