sheqerpare

Sheqerpare shkupi

Përbërësit për këtë sheqerpare: 1 vezë, 1 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 250gr gjalpë i shkrirë, 400gr miell, 50gr kakao.

Për sherbetin: 3 gota sheqer, 5 gota ujë.

Përgatitja e kësaj sheqerpare: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezën, sheqerin, sheqer vaniljen, pluhurin për pjekje (pecivë) dhe i tundim mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 250gr gjalpë të shkrirë, e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine dhe më pas shtojmë 400gr miell duke e përzier vazhdimisht masën derisa të fitojmë një brumë të butë.

Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në dy pjesë të barabarta e vendosim në enë të ndara dhe njërës pjesë së brumit i shtojmë 50gr kakao. Brumin me kakao e ngjeshim pak derisa të marrë ngjyrë të kafet, më pas shtojmë brumi e bardhë në tavolinë të përmiellur me letër kuzhine që nuk ngjis i hedhim edhe një letër tjetër kuzhine sipër dhe e hollojmë brumin.

Njësoj veprojmë edhe me brumin me kakao, më pas marrim një gotë të ujit bëjmë forma rrumbullake nga secili brumë. Më pas marrim dy forma nga brumi i bardhë dhe dy nga brumi me kakao dhe i vendosim afër njëra tjetrës duke i palosur më pas në formë roletë dhe duke i ndarë në mes me thikë ashtu si në video.

Pasi sheqerparet të jenë gati, i vendosim në tepsi të lyer dhe i fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 20 minuta. Ndërkohë që sheqerparet piqen, përgatisim sherbetin me përbërësit e cekur më lartë duke e zier për 25 minuta.

Sheqerpare duhet të jenë të ftohur, kurse sherbeti i nxehtë. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com