Shkencëtari tregon se si qumështi i lopës i bën eshtrat më të dobët dhe ua thithë kalciumin

Është e pabesueshme se sa shumë njerëz besojnë se qumështi, i cili ekziston për t’i ndihmuar viçat të zhvillohen, është i përshtatshëm edhe për qeniet njerëzore. Ne jemi speciet e vetme në planet që e konsumojmë qumështin e një kafshe tjetër.

Për më tepër, ne jemi speciet e vetme në planet që vazhdojmë ta pimë qumështin, pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve. Edhe për viçat, kjo është e dëmshme, të pihet qumështi vazhdimisht, pavarësisht nevojës.

Ka shumë studime që tregojnë se pirja e tepërt e qumështit nga viçat, çon në një shanse më të madhe për ngordhje, duke i bërë eshtrat e tyre më të dobët dhe më të lehtë për t’u thyer dhe dëmtuar – jo e kundërta. Një shembull i mirë është edhe ky studim nga Universiteti “Uppsala” në Suedi.

Intoleranca ndaj laktozës

Nëse i shikojmë të gjitha kafshët e tjera që nuk e konsumojnë qumështin e një kafshe tjetër, shohim se ato nuk e konsumojnë sepse nuk i kanë enzimat për të tretur sheqerin që gjendet në qumësht. As ne nuk i kemi, prandaj kjo është arsyeja pse 90% e njerëzve në botë janë intolerantë ndaj laktozës, transmeton pergatit.com.

Kurse, pjesa tjetër e njerëzve në botë, kanë pak intolerancë ndaj laktozës. Kjo do të thotë se, disa njerëz ndoshta kanë evoluar dhe kanë pranuar mirë qumështin e lopës, prandaj ky informacion nuk vlen për të gjithë, por në përgjithësi, është e qartë se po bëjmë diçka të panatyrshme.

Kjo shpjegohet edhe nga shkenca. Njerëzit në fakt kurrë nuk e kanë pasur këtë enzimë, dhe për të tretur sheqerin në qumështin e lopës, neve na është dashur të zhvillojmë gjenin LTC, i cili u fitua nga mutacioni.

Ky është gjeni laktazë, i cili na lejon ta përpunojmë laktozën si të rritur. Natyrisht, ne duke pirë qumësht nuk po e bëjmë atë që është e natyrshme dhe në përputhje me trupat tanë. Ky informacion u bë i ditur për herë të parë nga Katherine S. Pollard, një shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, në këtë video më poshtë.

Është e rëndësishme të theksohet se njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm rreth faktit se proteina e kafshëve në fakt mund të jetë e dëmshme për njerëzit dhe se proteina bimore është shumë më e mirë.

Gjithashtu, duhet të dini se proteina e kafshëve shkakton acidozë metabolike. Kjo ndodh kur trupi prodhon shumë acid dhe bëhet shumë acidik, që mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke përfshirë thithjen e kazeinës që gjendet në proteinat e kafshëve. Kazeina përbën gati 90% të proteinës në qumështin e lopës.

Kur trupi përjeton këtë lloj acidoze, ajo e detyron trupin ta kompensojë thithjen e kalciumit nga kockat për të ndihmuar në neutralizimin e aciditetit në rritje. Me kalimin e kohës, e gjithë kjo mund të ketë efekte të rënda dhe të dëmshme për shëndetin e kockave – edhe studimet e kanë treguar këtë.

Shkenca na tregon se vendet me raste të larta të thyerjes së ijëve dhe osteoporozës konsumojnë gjithashtu më shumë qumësht. Duke e pasur parasysh këtë – dhe faktin se proteina e kafshëve shkakton acidozë metabolike, duke thithur kështu kalciumin nga eshtrat – mësojmë se kjo bie direkt në kundërshtim me atë që industritë e qumështin na kanë shtyrë të besojmë.

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se proteina e kafshëve mund të “kthehet në kancer”. Kjo vjen nga puna e Dr. Colin Campbell, një biokimist amerikan i cili është i specializuar në efektin e të ushqyerit në shëndetin afatgjatë.

Dijetarët si ky janë jetik për botën, sepse janë ndër të paktët që në fakt shqyrtojnë dhe studiojnë të ushqyerit dhe shëndetin, diçka që industritë tona moderne e injorojnë. Sa ironike është që mjekët nuk na mësojnë asgjë për të ushqyerit? A ka ndonjë kuptim kjo? Po, ka, sepse mjekësia moderne për fat të keq po e vendos paranë para shëndetit të njerëzve.

*Shënim: Ky shkrim nuk i paraqet qëndrimet e pergatit.com rreth konsumimit të qumështit. Është thjeshtë një artikull që tregon për një studim që shkencëtarët e kanë kryer. Është në dorën tuaj të zgjedhni a të vazhdoni pirjen e qumështit apo jo.