Si ta zbuloni nëse jeni intolerantë ndaj laktozës?

Nëse tentoni të keni simptoma të pakëndshme të të tretjes pak minuta pasi keni konsumuar qumësht ose ndonjë nënprodukt të tij, atëherë ky artikull është për ju. Kjo për shkak se mund të keni intolerancë ndaj laktozës.

Më poshtë do të hasni disa nga gjërat më të rëndësishme në lidhje me intolerancën ndaj laktozës, të cilat mund t’ju ndihmojnë nëse vuani apo jo prej saj.

Mund ta ndani këtë informacion edhe me miqtë apo familjarët tuaj të cilët mund të jenë intolerantë ndaj laktozës, por nuk e dinë këtë gjë dhe vazhdimisht pyesin pse kanë dhimbje barku, gazra ose diarre pasi kanë konsumuar produkte bulmeti.

Laktoza është një sheqer: Tek qumështi, ekziston një lloj i veçantë i sheqerit i quajtur laktozë. Sigurisht, gjendet edhe tek produktet që kanë në përbërje qumësht si djathi, kosi apo akulloret. Disa kanë më shumë, të tjerat më pak. Gjithsesi, çdo që që ka qumësht ose është e përbërë nga qumështi përmban laktozë.

Ajo që e bën laktozën unike është se duhet një lloj i veçantë enzime tretëse për ta shpërbërë atë. Enzima në fjalë quhet laktozë.

Problemi është insuficienca e laktozës: Intoleranca e laktozës nuk quhet e tillë për shkak të prezencës së laktozës, por për shkak të mungesës së laktozës e cila është e nevojshme për të shpërbërë siç duhet laktozën.

Pra, njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk e kanë laktozën të mjaftueshme. Pra laktoza është e pa shpërberë në zorrën e hollë. Dhe kur laktoza e pa shpërbërë hyn në zorrën e trashë, bakteret e gjendura në këtë zonë ‘turren’ mbi të.

Bakteret e zorrës së trashë veprojnë mbi laktozën dhe kjo është arsyeja pse përjetohen të gjitha llojet e problemeve të tretjes. Disa prej tyre përfshijnë kriza në bark, gazra të tepërt, fryrje, diarre dhe të përziera.

Simptomat shfaqen pas disa momentesh: Simptomat e sipërpërmendura priret të përjetohen duke filluar nga 30 minuta deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Sipas mjekëve, ashpërsia e këtyre simptomave tenton të ndryshojë në varësi të laktozës në ushqime si dhe në varësi të laktozës që prodhon trupi i këtyre personave. Kjo do të thotë që simptomat do të jenë më minimale nëse ushqimi nuk ka një dozë të lartë laktozë në të. Në fakt, thuhet se disa persona me intolerancë ndaj laktozës janë në gjendje të konsumojnë deri në ½ gote qumështi pa provuar simptoma të pakëndshme të tjetrës.

Tipe të ndryshme të intolerancës ndaj laktozës: Sipas autoriteteve shëndetësore, ka tre lloje kryesore të intolerancës ndaj laktozës dhe secila prej tyre ka një shkak të vetin. Së pari, ka një intolerancë primare ndaj laktozës e cila ndodh për shkak të plakjes. Me kalimin e moshës, trupi i një personi prodhon gjithnjë e më pak laktazë. Pastaj ka një intolerancë sekondare të laktozës që lidhet me probleme të sistemit të tretjes si sëmundja inflamatore e zorrë dhe çeliakia. Së fundi, ekziston dhe ajo që quhet intolerancë kongjenitale e laktozës e cila është diçka e rrallë dhe ndodh për shkak të një defekti në gjen që mund të kalojë nga prindi tek fëmija.

Menaxhimi i problemit: Për fat të keq, nuk ka mënyra për ta stimuluar trupin të prodhojë më shumë laktozë natyrshëm. Dikush që ka intolerancë ndaj laktozës duhet të bëjë disa ndryshime në dietë në mënyrë që shmangë simptomat e pafavorshme të tretjes. Ekziston megjithatë, një enzimë e quajtur OTC laktozë e cila mund të merret para konsumimit të produkteve të bulmetit. Mund ta gjeni në formë kapsulash, pilulash apo të përtypshme.