Si të përgatisni bakllavë të thatë?

Përbërësit:

Miell derisa të trashet, 7 kokrra vezë, gjysmë kg arra, 1kg gjalpë, 2-3 lugë gjelle vaj,
një gotë uji kos.

Përgatitja:


Fillimisht zëmë brumin ashtu si në rastin e bakllavasë tradicionale. Brumi ndahet në kuleç të vegjël (një për petë) dhe pasi t’i keni bërë petët, i lini hapur për t’u tharë.

Nëse iu dalin 70 petë, pas çdo 15 petëve në tepsi i hidhni arra dhe më pas në fund pasi ta keni prerë në katrorë, ia hidhni gjalpin e shkrirë dhe e futni në furrë në temperaturë 180º C për një orë. Pas një ore ia ulni temperaturën dhe e lini në temperaturë të ulët edhe për 2 orë të tjera.

Pas pjekjes, kur është e ftohtë, ia hedhim sherbetin të nxehtë.

Sherbeti: 800ml ujë, 1kg sheqer,  gjysmë limoni.

Sherbeti përgatitet si zakonisht, duke e lënë të vlojë 30min. Ju bëftë mirë! /pergatit.com