Si të përgatisni reçelin e kumbullave?

Përbërësit: 2kg kumbulla, 1/2 kg sheqer, 1 maje luge të mesme sodë buke, ujë.

Përgatitja: Lahen kumbullat ndahen në mes dhe ju hiqen farat. Vendosen në një tenxhere të thellë. U hedhim sipër masën e sheqerit dhe i lëmë kështu për 3-4 orë.

Pastaj i hedhim rreth 300ml ujë dhe i vendosim në zjarr të ngadaltë. Gjatë zierjes i trazojmë më shpesh që të mos ngjiten.

Në fund të zierjes hedhim një maje luge sodë buke (kjo bëhet për të ruajtur reçelin për një kohë të gjatë që të mos thartohet). Po ta duam reçelin më të trashë sipas dëshirës mund t’i hedhim më shumë sheqer. /pergatit.com