Si të përgatitni “Pop Kek” në shtëpi

Përbërësit për 12 copa: 2 vezë, 8 lugë sheqer, 8 lugë vaj,1 gotë uji kos,15 lugë miell,
1 pecivë (pluhur paste),1 sheqer vanile.

Filli për lyerje: 1 çokollatë për zierje,1/2 margarinë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzihen në një enë dhe bëhet brumi paksa i trashë. Kallepi (tepsia me vrima) lyhet me margarinë dhe qiten nga dy lugë të ushqimit në secilën vrimë të tepsisë. Piqet në temperaturë 250 gradë për 10-15 minuta, dhe pasi të ftohen pak pjesa e sipërme dhe e poshtme kalohen nëpër çokollatë të shkrirë në margarinë.

Ju bëftë mirë!