Speca të mbushur me mish dhe perime

Përbërësit: 1kg mish të bluar, 2-3 qepë, domate, speca, 1 filxhan oriz, kripë, biber të zi, spec të kuq, vegetë.

Përgatitja: Fillimisht marrim qepët, i pastrojmë dhe i grijmë imët. Më pas qepën e vendosim në një tigan me vaj dhe e fërgojmë pak deri sa të zbutet, më pas tek qepa që fërgohet shtojmë 1kg mish të bluar dhe e fërgojmë edhe mishin mirë së bashku me qepët.

Pastaj tek mishi shtojmë kripë, vegetë, biber të zi, spec të kuq të cilin e kemi pastruar më parë dhe grirë imët, 1 filxhan oriz, i përziejmë mirë me mishin që fërgohet dhe më pas e lëmë mishin që të ftohet për pak.

Marrim specat që do ti mbushim, i pastrojmë mirë dhe ua largojmë bishtat, më pas i mbushim me mishin e bluar. Në tepsi grijmë qepë, domate dhe më pas i vendosim specat e mbushur, kurse sipër specave hedhim pak veget, spec të kuq dhe pak vaj.

Në fund specave ua shtojmë 1 gotë ujë dhe më pas i fusim në furr për pjekje. Kur të piqen specat sipër i rrotullojmë më pas në anën tjetër me lugë. Më pas ua shtoni prap edhe një gotë ujë dhe më pas i largoni nga furra.

Ju bëfshin mirë!