Speca të mbushur

Përbërësit:

4 speca, 300gr mish të grirë, 400gr domate të konservuara, një qepë, koper e freskët e grirë hollë, majdanoz i freskët i grirë hollë, kripë, piper i zi, vaj ulliri.

Përgatitja:

Me ndihmën e një thike të mprehtë, presim pjesën e sipërme të specave përreth kërcellit në formë rrethore dhe e vendosim me një anë. Pastrojmë brendësine e specave nga fijet dhe farat dhe përgatisim mbushjen e tyre.

Në një tigan kavërdisim qepën me vaj ulliri derisa të zbutet, shtojmë mishin e grirë, orizin, kopren, majdanozin, salcën e domateve, kripë, piper të zi, 1 gotë ujë dhe e gatuajmë për rreth 10 minuta.

Mbushim specat me këtë përbërje dhe i vendosim pjesën e sipërme si kapelë. I vëmë në tavë duke i rradhitur dhe përbërësit e mbetur i shpërndajmë rreth e qarkë specave. Shtojmë 1-2 gota ujë dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat të jenë zbutur, duke shtuar ujë nësë është e nevojshme. Ju bëfshin mirë!