Speca turshi të mbushur me gjizë

Përbërësit: gjizë, speca të verdhë, hudhër, kripë.

Përgatitja: Fillimisht i pastrojmë specat mirë, më pas ua largojmë bishat dhe farat. Në një enë kuzhine shtojmë gjizën për mbushjen e specave dhe në të hedhim 5 thelpinj hudhre që i kemi qëruar paraprakisht dhe grirë me thikë imët ashtu siç e shikoni në video.

Pastaj tek gjiza që kemi shtuar hudhër, shtojmë edhe kripë në sasi të madhe për arsye se kripa i mban specat më të fortë. E përziejmë gjizën mirë me lugë deri sa të bashkohet mirë me hudhrën dhe kripën, specat që i kemi pastruar paraprakisht i mbushim një nga një me gjizë por fillimisht shtojmë pak gjizë në fund të kavanozit.

Specat e mbushur me gjizë i vendosim një nga një në kavanoz duke i renditur mirë, pasi kemi vendosur 4 speca në kavanoz sipër specave shtojmë dhe një shtresë gjizë ashtu siç e shikoni në video. Pasi e mbushim kavanozin mirë me speca në fund shtojmë edhe pak gjizë.

Në fund marrin një letër kuzhine dhe e lagim me pak ujë, më pas shtojmë pak kripë sipër siç e shikoni në video dhe e vendosim sipër kavanozit që gjiza të mos na prishet. Kavanozin e mbyllim me kapak dhe e lëmë për 3 javë të qëndroj më pas e konsumojmë, nëse dëshironi ti lini për një kohë më të gjatë duhet të qëndrojnë në një vend të freskët.

Ju bëfshin mirë!