Speca turshi me vaj

Përbërësit:

10kg speca, 2L ujë, 0.5L vaj, 0.5L uthull, 300 gr kripë, 1 filxhan sheqer, 10 thelbinj hudhre, 10 karota, 2 tuba majdanoz.

Përgatitja:

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji kripë, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra, i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën përkatëse.

Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën, vajin, uthullën dhe sheqerin, kështu që lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat. Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelbinj hudhre dhe majdanoz.

Kohë pas kohe ua hedhim nga një filxhan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.