Speca zharana turshi (Çara)

Përbërësit: Speca zharana (çara), 350ml vaj, 100ml uthull, majdanoz, hudhër, sheqer, kripë.

Përgatitja: Fillimisht specat i pastrojmë më pas ua largojmë bishtat si në video, më pas specat i pjekim nga pak duke i rrotulluar nga të gjitha anët dhe pasi të piqen i vendosim në tepsi. I mbulojmë sipër me një kapak që të zbuten, pastaj në një enë kuzhine ngrohim 350ml vaj.

Marrim një kavanoz dhe në të shtojmë 2 lugë gjelle vaj të nxehtë, i radhisim specat si në video dhe ju hedhim sipër nga pak kripë dhe sheqer. Më pas shtojmë majdanoz dhe hudhër sipër specave, hedhim përsëri vaj të nxehtë dhe përsëri radhisim specat.

Përsëri vazhdojmë me përbërësit e njëjtë, duke hedhur sipër specave pak kripë dhe sheqer. Më pas shtojmë përsëri majdanoz dhe hudhër, hedhim vaj ashtu siç e shikoni në video dhe e vendosim në zjarr duke e ngrohur gjatë gjithë kohës vajin.

E mbushim kavanozin deri në fund me speca dhe hedhim përsëri pak kripë, sheqer, majdanoz, hudhër dhe në fund hedhim prapë vaj të nxehtë, pastaj 100ml uthull. E mbyllim kavanozin me kapak, më pas në një enë kuzhine (tenxhere) vendosim pak ujë dhe në të e fusim kavanozin duke e rrotulluar në anën tjetër deri sa të mbulohet kapaku me ujë dhe e vendosim të vloj.

Pasi të filloj të vloj e mbajmë ashtu edhe për 2 minuta, e lëmë ashtu të rrotulluar kavanozin për 4 orë pasi e kemi larguar nga uji që vlon. Këto turshi konsumohen për sezonin dimëror, pra deri atëherë ruani turshit në një vend të freskët dhe të errët. Ju bëfshin mirë!