Tatli e shijshme me kakao

Përbërësit: 2 vezë, 100ml gjalpë i shkrirë (margarinë), 100ml vaj, 1 lugë gjelle sheqer, 2 gota miell, 3 lugë gjelle kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë), susam, çokollatë e shkrirë, rrush i thatë. Për sherbeti: 2 gota sheqer, 2 gota e gjysmë ujë (450ml), 1 sheqer vanilje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë përbërësit që na nevojiten për sherbetin pra 2 gota sheqer, 2 gota e gjysmë ujë, 1 sheqer vanilje dhe e lëmë që të vlojë për 20 minuta. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 2 vezë, 100ml gjalpë të shkrirë, 100ml vaj, 1 lugë gjelle sheqer dhe fillimisht shtojmë 1 gotë miell.

Më pas tek masa shtojmë 3 lugë gjelle kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë) dhe e përziejmë masën mirë me lugë. Pastaj shtojmë dhe 1 gotë tjetër miell duke e përzier kështu masën vazhdimisht me lugë nëse është nevoja e shtojmë dhe pak miell dhe e përziejmë përsëri masën deri sa të fitojmë një brumë të butë jo shumë të trashë.

Pasi brumi të jetë gati, marrim një tepsi ku do ta vendosim tatlin e lyejmë me vaj dhe më pas nga brumi formojmë topthi të vegjël për tatli duke i futur paraprakisht në susam para se ti vendosim në tepsi një nga një ashtu siç e shikoni në video. Pasi i kemi vendosur të gjithë topthat e tatlis në tepsi, ua bëjmë nga një vrimë sipër me gisht dhe më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 25 minuta.

Pasi të piqet tatlija, e largojmë nga furra dhe më pas sherbetin e vakët ia hedhim tatils së vakët dhe më pas e lëmë tatlin të pushojë për 2 orë deri sa ta pijë të gjithë sherbetim. Sipër tatlin e dekorojmë me çokollatë të shkrirë dhe rrush të thatë. Ju bëftë mirë!