Tatli e shpejtë me pak përbërës

Përbërësit: 1 lugë gjalpë (margarinë), 1 vezë, 100ml vaj, 100gr kos, 1 sheqer vanilje, 3 gota miell, 1 pluhur për pjekje, arra, fëstëk. Sherbeti: 3 gota sheqer, 5 gota ujë, pak lëng limoni.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 1 lugë gjalpë, 1 vezë, 100ml vaj, 100gr kos, 1 sheqer vanilje dhe më pas e përziejmë masë mirë me dorë ose me tel kuzhine deri sa të shkrihen të gjithë përbërësit. Pasi e kemi përzier mirë masën, tek masa shtojmë 3 gota miell dhe përsëri e përziejmë masën mirë me duar.

Më pas tek brumi shtojmë 1 pluhur për pjekje dhe e ngjeshim brumi me duar deri sa të bëhet një brumë i butë. Pasi brumi të jetë gati e ndajmë në 12 kulaçe, pastaj secilën kulaçe e hollojmë me holluese duke shtuar nisheste dhe pasi ti hollojmë secilën petë e vendosim sipër njëra tjetrës duke hedhur nga pak nisheste sipër.

Të gjitha petët i hollojmë së bashku me holluese deri sa të formojmë një petë të madhe, më pas formojmë petë të vogla me anë të një gote ashtu siç e shikoni në video. Secilën petë e mbushim me arra dhe fëstëk duke e palosur më pas petë me një anë ashtu siç e shikoni në video.

Më pas të gjitha petët i vendosim në tepsi të lyer dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht, sherbetin e përgatisim deri sa të piqet ëmbëlsira duke shtuar në një tenxhere 3 gota sheqer, 5 gota ujë dhe pak lëngë limoni.

Sherbetin e ziejmë për 20 minuta, pasi e largojmë nga zjarri e lëmë të pushojë për 10 minuta sa ti largohet vala më pas ia hedhim ëmbëlsirës së ftohur. Bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!