Tatli me grizë dhe arra

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë sheqer, ½ gotë vaj, 1 gotë kos, 1 gotë grizë, 1 gotë miell, 1 pluhur për pjekje, 200gr arra të bluara. Për sherbetin: 500ml ujë, 600gr sheqer.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 3 vezë, i përziejmë mirë me tel kuzhine më pas shtojmë ½ gotë vaj, 1 gotë kos dhe i përzjemë përsëri me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë grizë, e përziejmë me tel kuzhine dhe më pas tek masa shtojmë 1 gotë miell, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë mirë masën me tel kuzhine.

Pasi e kemi përzier masën mirë me tel kuzhine tek masa shtojmë 200gr arra të bluara dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine. Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta.

Derisa ëmbëlsira piqet e përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine shtojmë 500ml ujë, 600gr sheqer dhe e ziejmë për 5 minuta. Pasi ëmbëlsira piqet e largojmë nga furra e lëmë që të ftohet dhe me anë të një piruni ia bëjmë disa vrima që ta pijë sherbetin më mirë, tatlia duhet të jetë e ftohtë sherbeti i nxehtë.

Pasi tatlia ta pijë sherbetin dhe të jetë ftohur e presim në copëza katrore dhe më pas e shërbejmë. Një tatli shumë e shijshme dhe e shpejt, përgatiten për mysafiret tuaj special do të habiten me shijen që ka kjo ëmbëlsirë.

Ju bëftë mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=tX04DmaxH7A