Tatli me pak përbërës

Përbërësit: 2 vezë, 100gr sheqer, 150ml vaj, 500gr miell, 12gr pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 200gr sheqer, 500ml ujë, 1 sheqer vanilje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, sheqerin, vajin dhe i përziejmë ngadalë me tel kuzhine. Më pas shtojmë 500gr miell dhe 12gr pluhur për pjekje (pecivë), më pas e përziejmë masën me duar deri sa të bëhet një brum i butë.

Pastaj marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë rrumbullake dhe nga brumi formojmë toptha të vegjël, më pas i rendisim në tepsi. Pasi i kemi renditur para se ti pjekim ua bëjmë nga një vrimë ose vija për dekor me anë të një piruni, më pas e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 15 minuta.

Derisa tatlija të piqet, e ziejmë sherbetin me 200gr sheqer, 500ml ujë dhe një sheqer vanilje për 3 minuta. Pasi të piqet tatlija e largojmë nga furra sa është e nxehtë ia hedhim edhe sherbetin e nxehtë.

Tatlin e lëmë të pushoj ashtu për një orë, deri sa ta pijë tërë sherbetin dhe më pas e dekorojmë sipër me kokos. Ju bëftë mirë!