Tatli pa vezë e shpejt për 10 minuta

Tatli pa vezë e shpejt për 10 minuta

Përbërësit: 550gr kos, 100ml vaj, 250gr sheqer, 2 lugë gjelle kakao, 300gr miell, 2 lugë të çajit sodë bikarbone.

Për sherbetin: 400ml qumësht i ftohtë, 1 gotë sheqer.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 550gr kos apo jogurt, më pas tek kosi hedhim dy lugë të çajit sodë bikarbone, pastaj shtojmë 250gr sheqer dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video, pa pasur nevojë të përdorim mikserin.

Më pas tek masa hedhim 100ml vaj, 300gr miell, 2 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoj për pluhur pjekje (pecivë), pra përgatitet vetëm me sodë bikarbone, pastaj marrim një tepsi katrore ose rrumbullake çfare të doni dhe e hedhim brumin e ëmbëlsirë në të duke e shtrirë mirë me lugë.

Furrën e nxehim paraprakisht në 180 gradë C dhe pasi ëmbëlsira të jetë gati e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim për 30 minuta. Derisa të piqet ëmbëlsira bëjmë gati sherbetin, duke hedhur në një enë kuzhine apo tas 400ml qumësht të ftohtë dhe 1 gotë sheqer. Më pas ëmbëlsirës së nxehtë ia hedhim sipër sherbetin e ftohtë me qumësht. Një tatli me pak përbërës, e shpejt dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!