Tavë me presh për darkë

Përbërësit:
75ml vaj ulliri,
4 preshë (purrinj) të copëtuar,
1 qepë,
450g mish qengji i bluar (ose i grirë imët),
2 lugë gjelle pure domatesh,
2 speca të kuq, të prerë (ose dy karota, të qëruara dhe të prera në mënyrë diagonale),
kripë dhe piper,
erëza perimesh për shije më të mirë.

Përgatitja:

  1. Ngroheni furrën në 190 gradë C paraprakisht.
  2. Ngroheni gjysmën e vajit në një tigan të madh dhe fërgoni preshët në temperaturë të ulët derisa të zbuten.
  3. Transferoni preshët në një enë për pjekje.
  4. Ngroheni vajin e mbetur të ullirit në tigan dhe fërgoni qepën me mishin e qengjit derisa mishi të marrë ngjyrë kafe.
  5. Shtoni pure domatesh, speca të kuq (ose karota), kripë, piper dhe erëza perimesh sa të dëshironi dhe vendosini në vlim.
  6. Derdheni përzierjen mbi preshë, mbulojini dhe gatuajini për një orë.
  7. Shërbejeni tavën të ngrohtë me patate të ziera.

Ju bëftë mirë!

*Këshillë: Receta është llogaritur për 4 persona, ju mund të shtoni sasinë e përbërësve për të përgatitur më shumë.

iftar