Të këqijat që i ndodhin trupit kur pini Coca-Cola çdo ditë

Shumë studime të fundit tregojnë se konsumimi i pijeve me sheqer çdo ditë dëmton shëndetin tuaj, pa e vërejtur ju fare. pergatit.com ka bërë një listë me arsyet më bindëse pse s’duhet të pini Coca-Cola çdo ditë.

Shkatërron vitaminat në trup

Acidi fosforik që ndodhet në Cola bashkë me kafeinën, fillon të zhdukë ushqyesit dhe vitaminat që ndodhen në trupin tuaj 60 minuta pasi ta keni pirë pijen. Imagjinojeni nëse kjo ndodh çdo ditë. Sa shumë mungesë vitaminash do të keni.

Erozioni dental

Përbërësit me acid të lartë dhe sheqer të Coca-Colas shkaktojnë gërryerje të dhëmbëve dhe gropa. Nëse vazhdoni të pini Cola përkundër mungesës së vitaminave në trup, dhëmbët tuaj do të vazhdojnë të dëmtohen gjithnjë e më shumë.

Ankthi

Bashkë me mungesën e gjumit, ankthi është një tjetër efekt anësor i konsumimit të kafeinës. Çdo kanaçe Cola përmban sasinë e njëjtë të kafeinës të ngjashme me një kafe të rëndë. Gjithashtu është dëshmuar se kafeina të bën të varur, kështu që sapo të vendosni të mos pini më, mund të përjetoni dhimbje koke, lodhje dhe madje edhe depresion.

Obeziteti

Kur flasim për peshën e tepërt, të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të ndihesh, përveç të dukesh mirë. Pesha e tepërt nuk është problemi i vetëm, duke pasur peshë të tepërt ju rritni presionin në sistemin tuaj imun dhe kardiovaskular – gjithashtu edhe në eshtra dhe kyçe, të cilët veçse dobësohen për shkak të mungesës së kalciumit

Probleme me lëkurë

Pirja e Colas çdo ditë ka efektin e njëjtë në lëkurën tuaj ashtu si duhani. Konsumimi i pijeve me sheqer ka një efekt inflamator në trup për shkak të niveleve të larta të sheqerit. Cola dehidraton lëkurën, duke theksuar shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Shpejton plakjen e lëkurës, duke e bërë atë të dobët. Gjithashtu, shkakton ekzemë, lëkurë shumë të thatë, të irrituar dhe akne.

Probleme me zemër dhe gjak

Nivelet e larta të kolesterolit të keq rrisin shansin për sulm në zemër. Nëse pini vetëm një kanaçe Cola në ditë, veçse do të filloni të vuani nga shtypja e lartë. Dhe gratë që konsumojnë këto sasi të Colas kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet të tipit 2. A jeni të sigurt se ia vlen ta pini këtë pije?

Rreziku nga kanceri

Nuk po themi se do të merrni kancer nëse pini Cola çdo ditë. Por, për shkak të prezencës së molekulave të benzenit në Cola dhe paketimit plastik, doktorët rekomandojnë të pini vetëm një kanaçe Cola në javë për të reduktuar rrezikun nga kanceri, transmeton pergatit.

Dështimi i veshkave

Nëse mendoni se të pini Cola zero është zgjidhja më e sigurt, atëherë na vjen keq t’ju zhgënjejmë. Cola me zero sheqer ndoshta nuk përmban sheqer, por i përmban të gjithë ëmbëlsuesit artificial që janë shumë të dëmshëm për veshkat. Sidomos nëse pini një pije të tillë çdo ditë.