Të mirat që ndodhin në trup kur hani gjalpë kikiriku

Humbja e peshës, parandalimi i kancerit të gjirit, reduktimi i pagjumësisë dhe shumë më shumë – gjalpi i kikirikut është një ilaç natyral që mund t’i bëjë shumë të mira trupit. Ai është i mbushur me vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme dhe elemente për të cilat trupi jonë ka shumë nevojë.

E gjitha çfarë duhet t bëni është ta konsumoni në mënyrë të moderuar dhe do t’i shihni rezultatet shumë shpejt. Ne në pergatit.com kemi përgatitur këtë artikull për ju, që tregon sa i mirë është ky produkt. Kështu që, blijeni, mbusheni një lugë dhe kënaquni me të mirat shëndetësore të tij!

Ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit

Proteinat natyrale dhe yndyrat natyrale në kikirik mund ta reduktojnë në mënyrë të dukshme rrezikun nga sëmundjet e gjirit, si kanceri. Kjo thuhet sipas një studimi të kryer nga Fondacioni për Hulumtime të Kancerit të Gjirit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA. Ngrënia e këtij produkti çdo ditë ka efekte pozitive në trupin tuaj dhe veçanërisht në gjinj. Kështu që, nëse nuk jeni alergjik ndaj tij, mos e lini pa e ngrënë.

Ndihmon në heqjen e kileve

Gjalpi i kikirikut është larguar nga ushqimet ditore sepse konsiderohej se është shumë i yndyrshëm. Por, kjo nuk është e saktë, sepse gjalpi i kikirikut është burim i madh i proteinave, fibrave dhe ushqyesve. Nuk i ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe i jep trupit elemente të shëndetshme. Konsumimi i dy lugëve (të gjellës) gjalpë kikiriku, dy herë në javë, mund të reduktojë shtimin e peshës, transmeton pergatit.com.

Ulë nivelet e stresit

Përmban sterol bimor – i quajtur beta-sitosterol, i cili mund të ndihmojë në normalizimin e niveleve të hormonit të stresit, të quajtur kortizol. Yndyrat e tij të shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të përmbushni mungesën e këtyre elementeve në trupin tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë. Gjithashtu, nëse e kombinoni me ushqimin tuaj të preferuar, do të ketë efekt edhe më të mirë në disponimin tuaj.

Rritë aktivitetin e trurit dhe përmirëson kujtesën

Vitamina E, zinku, magnezi dhe naicini në kikirikë mbështesin aktivitetin e trurit. Vitamina E është në gjendje ta përmirësojë kujtesën, sidomos tek më të vjetrit. Është gjetur madje se ndihmon edhe në sëmundjen e Alzheimerit. Kështu, një tjegull gjalpë kikiriku mund të jetë dhurata më e mirë që mund t’ia dhuroni gjyshërve tuaj!

Ndihmon muskujt para dhe pas ushtrimeve

Gjalpi i kikirikut është ushqimi më i mirë para dhe pas ushtrimeve. Yndyrat dhe karbohidratet e tij do t’ju mbushin mjaftueshëm me energji për një sezion ushtrimesh. Ai është i pasur edhe me kalium, i cili luan një rol kyç në shëndetin e muskujve. Për më tepër, mund të parandalojë dëmtimin e muskujve, kështu që duhet ta hani në mënyrë që ushtrimet të kthehen në kënaqësi dhe jo lodhje, transmeton pergatit.com.

Mban nën kontroll shtypjen e gjakut

Një veti tjetër e mahnitshme e kaliumit – është në gjendje ta ulë shtypjen e gjakut. Ky efekt krijohet bashkë me magnezin – një tjetër element shumë i pranishëm në kikirikë. Në mënyrë që të funksionojë për ju, gjejeni versionin pa kripë të këtij produkti.

Ulë shanset e zhvillimit të diabetit

Një tjetër veti e mirë e gjalpit të kikirikut – mund të ulë rrezikun nga diabeti. Po, kikirikët kanë shumë yndyrë, por këto janë yndyra të pangopura – dhe janë të shëndetshme për ju. Ato janë në gjendje të përmirësojnë glukozën dhe stabilitetin e insulinës. Në një hulumtim të bërë nga Universiteti i Harvardit, u gjetën disa rezultate mahnitëse – gratë që konsumuan gjalpë kikiriku rregullisht, ishin 21% më pak të rrezikuara nga diabeti, krahasuar me ato që nuk e kishin ngrënë kurrë atë.

Ju ndihmon të flini më mirë

Aminoacidet në kikirikë, të quajtura triptofan, rritin hormonin e gjumit, melatoninin dhe hormonin e lumturisë, serotoninin. Ju qetëson, ngadalëson proceset e trupit dhe promovon gjumë të mirë të natës. Edhe pse, nuk ka nevojë të hani shumë – veç disa lugë mjaftojnë.

I mirë për gratë shtatzëne

Duket se ngrënia e gjalpit të kikirikut gjatë shtatzënisë ka gjithashtu efekt pozitiv në fetus. Është e mundur që gjalpi i kikirikut t’i ndihmojë fetusit dhe ta mbrojë atë nga alergjitë e kikirikëve në ligamentin e mitrës. Gjithashtu, elementet e gjalpit të kikirikut janë shumë të mira edhe për shëndetin e nënave. /PERGATIT.COM